Rinesa Qeriqi, këngëtarja 24-vjeçare po përballet me tumor në tru, ka nevojë për ndihmën tuaj

0
49

Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik “Rinesancë”, është vetëm 24 vjeçare, por po përballet me një sfidë të jashtëzakonshme – një tumor në tru që e ka detyruar ta ndalë çdo gjë në jetën e saj.

Artistja e re, e cila njihet si këngëtare, tekstshkruese dhe kompozitore, ka kaluar dy operacione të rënda në Spitalin St. Michael’s në Toronto, më 23 dhe 29 prill të këtij viti. Aktualisht, ndodhet në një qendër rehabilitimi, ku po rikuperohet pas ndërhyrjeve, përpara se të nisë një trajtim të gjatë me rrezatim.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, Rinesa është detyruar të ndërpresë studimet, karrierën muzikore dhe punën që e ndihmonte të përballonte jetesën në Kanada. Familja e saj – prindërit dhe motra – janë zhvendosur pranë saj për t’u kujdesur vazhdimisht, por barra financiare është bërë pothuajse e papërballueshme.

Për ta përballuar këtë sfidë të madhe, familja e Rinesës ka hapur një fond për mbledhje ndihmash. Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap më afër shërimit të saj dhe një mbështetje e madhe për familjen.

Për të ndihmuar Rinesën, klikoni në linkun më poshtë dhe kontribuoni sipas mundësive tuaja:

KËTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here