Tjetër dështim i Lyonit në sfidat e shtëpisë. Skuadra e drejtuar nga Peter Bozs u turpërua në “Stadiumin Olimpik të Lyonit” 2-4 nga Rennes, ndaj së cilës zhvilloi një nga ndeshjet më të dobëta të sezonit.
Skuadra mike praktikisht e “vrau” ndeshjen që në pjesën e parë, pasi realizoi tri herë me Bourigeaud, Santamaria dhe Mayer. Sapo nisi pjesa e dytë, Lyoni mori goditjen e radhës teksa Terrier realizoi të katërtin.
Një diferencë e tillë ishte e parikuperueshme për vendësit, pavarësisht se Traore shënpi në portën e tij për golin e 1-4 ndërsa Dembele me 11-metërsh shkurtoi diferencën në 2-4 kur kishin mbetur edhe tetë minuta nga përfundimi i kohës së rregullt. Lyoni me këtë disfatë mbetet në kuotën e 41 pikëve në vendi e 10-të, ndërsa Rennes, për të cilën ishte fitorja e katërt radhazi, ruan vendin e tretë me 49 pikë./SS