Pse nuk e kaluam pragun dhe a jam e kënaqur me rezultatin?

0
207

Le të filloj nga e dyta: Jo, nuk jam e kënaqur. Por a ishte reale të prisnim një rezultat më të lartë? Nuk besoj.

Koalicioni ynë u formua vetëm dy muaj para zgjedhjeve – një periudhë shumë e shkurtër për të ndërtuar një strukturë të qëndrueshme elektorale. Ishim një bashkim i katër etniteteve jo homogjene, që u njohën për herë të parë gjatë fushatës. Nuk kishim hierarki të qartë, as shtrirje të gjerë, nuk kishim as mbështetje financiare. Për më tepër, nuk përballeshim me një garë të ndershme, por me një fushë të minuar nga interesa të mëdha dhe një sistem që nuk e bën të lehtë depërtimin e alternativave të reja.

Edhe pse shumica e kandidatëve nuk kishin përvojën e duhur elektorale, arritëm të sigurojmë 20,000 vota në nivel vendi. Duke pasur parasysh kushtet me të cilat u përballëm, ky është një rezultat që tregon potencialin tonë.

Nëse kërkojmë përgjegjës, nuk duhet të shikojmë askënd tjetër përveç vetes. Ishim ne ata që u futëm në këtë betejë me kufizime të shumta dhe me një organizim që kërkonte më shumë kohë dhe konsolidim. Dhe mbi të gjitha, populli nuk ka faj – ai votoi bazuar në realitetin që kishte përpara.

Ky është një moment reflektimi, jo dorëzimi. Rruga jonë nuk mbyllet këtu. Përkundrazi, tani fillon!

Një falënderim i sinqertë për të gjithë ata që na besuan dhe na mbështetën!

Shkruan: Afërdita Saramati

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here