Prokurori Arian Gashi votohet për anëtar të KPK-së

0
197

Në Prokurorinë e Apelit të Republikës së Kosovës sot është realizuar procesi për votimin e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) nga radhët e kësaj prokurorie.

Në bazë të kompetencave ligjore, nga të gjithë prokuroret e kësaj prokurorie që kishin të drejtë të kandidohen për anëtarë të KPK-së, këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar prokurori Agron Bajrami dhe prokurori Arian Gashi.

Në procesin zgjedhor kanë marrë pjesë shtatë prokurorë, aq sa ka gjithsej kjo prokurori, ndërsa pas procesit të votimit dhe numërimit të votave, me 4 vota për, për pozitën e anëtarit të KPK-së nga radhët e Prokurorisë së Apelit është votuar prokurori Arian Gashi, ndërsa për prokurorin Agron Bajrami kanë qenë tri vota.

Procesi zgjedhor në Prokurorinë e Apelit është zhvilluar duke u mbështetur në afatet ligjore, ngase anëtares së KPK-së nga kjo prokurori, prokurores Bedrije Syla-Alshiqi, i përfundon mandati në fund të këtij viti. Po ashtu, ky proces është monitoruar nga organizatat e shoqërisë civile, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Betimi për Drejtësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here