Prizren | Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për një person në kërkim

0
215

Policia e Kosovës me autorizim nga Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë publikimin e personit të dyshuar të përfshirë në një lëndim trupor, në mënyrë që në bashkëpunim me qytetarët të bëhet identifikimi i personit të kërkuar.

“Policia e Kosovës, Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Prizren, me datën 01.04.2024, ka i iniciuar një rast penal ‘Lëndim i lehtë trupor’, por njëri nga persona e përfshirë në rast nuk është identifikuar ende nga policia. Në koordinim me organet e drejtësisë, konkretisht me autorizim nga Prokuroria Themelore në Prizren, bëjmë publikimin e personit të dyshuar të përfshirë në rastin e lart-cekur, në mënyrë që në bashkëpunim me qytetarët të bëhet identifikimi i këtij personi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Andaj, policia ka lutur ata që mund të kenë njohuri për identitetin e personit në foto, të lajmërojnë policinë në:

– telefonat 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029 244 -355–Stacioni Policor Prizren

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here