Një rast i ngacmimit seksual është raportuar se ka ndodhur dje në Prizren.
Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një grua.
Por, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.
“Është arrestuar i dyshuari, nën dyshimin se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”- ka njoftuar Policia.
Sipas Policisë, viktima e këtij rasti ka pranuar tretman mjekësor.