1. PREKAZI : Për çdo shqiptar liridashës , Prekazi është kryeqyteti i çlirimit , lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Është kuptimi i vet qenies dhe ekzistencës shqiptare. Është akti më i lartë njerëzor , moral dhe kombëtar. Prekazi është Kushtetuta e të gjitha kushtetutave që sanksionojnë të drejtën për liri , çlirim dhe pavarësi. Është orakulli i të gjitha ninullave , tregimeve , gjakimeve për trimërinë , sakrificën , vetmohimin , rënien , ngritjen , ringritjen dhe ringjalljen e idesë dhe njeriut. Prekazi është vendlindja dhe vendkalimi në amshim i Komandantit Legjendar Adem Jashari i frymëzuar nga Komandanti Politik , Bacë Adem Demaçi. Prekazi është parajsa e lirisë dhe ferri i robërisë. Në çdo 28 nëntor , lumenjë të patriotëve që kontribuan për këtë liri , gjeneratat që po rriten në këtë liri dhe filizat që ende nuk e kuptojnë lirinë derdhen drejtë Prekazit pavarësisht kohës dhe rrethanave tjera. Prekazi shndërrohet në kryeqytet të gjeografisë shqiptare , shndërrohet nê një Piemont shqiptar. Luftëtarë krenarë , në moshë , pa gjymtyrë , në karroca , bebe , pleq , me uniforma të UÇK – së , me plisa dge flamujë kombëtarë e kalojnë itinerarin e lavdisë për të cilën ndjejnë krenari sikur të ishin edhe vet pjesë e luftës. Prekazi është djep i të gjithë shqiptarëve dhe mbarë njerëzimit që e duan lirinë !
Më herët shkoja në Prekaz pikërisht me 28 nëntor dhe ndjehesha si të isha në zgjua të bletës. Pastaj shkoja ditëve jashtë kësaj dite . Në 28 nëntorin e këtij viti nuk kisha vendosur të shkojë në Prekaz por këmbëngulja e një shoku me të cilin shoqërohem më shumë se 50 vjet , Hajrullah Ukës nga Perani i Podujevës , e që më tepër se 30 vjet jeton në Gjermani , nuk më la asnjë mundësi ta refuzojë . Hajrullah Uka nuk njeh tjetër festë përveç 28 nëntorit , nuk njeh tjetër flamur përveç atij kombëtar , nuk njeh tjetër ushtri përveç UÇK – së , nuk njeh tjetër komandant ushtarak përveç Adem Jasharit dhe nuk njeh tjetër frymëzim kombëtar përveç Bacë Adem Demaçit. Kur u lirua nga Burgu i Hagës , Ramush Haradinaj , Hajrullah Uka erdhi nga Gjermania për të festuar lirimin e tij dhe vallëzoi , bashkë me qytetarë tjerë në qendër të Prishtinës. Jam i sigurt se kur të lirohen Hashim Thaçi , Jakup Krasniqi , Kadri Veseli , Rexhep Selimi dhe luftëtarët e therë të lirisë që po mbahen pengje në Hagë , Hajrullah Uka do t’ia mësyjë këmbë për në Kosovë , për Festën e Madhe . E si ta refuzojë kërkesën e një patrioti që kishte dëshirë të shkojë në Prekaz vetëm me mua ! Shkuam në Prekaz ku takuam dhe bashkëbiseduam me ata që kaluan në amshim , me patriotë të vërtetë por edhe me horra , kryesisht të politikës që mendojnë se duke vizituar Prekazin , këtë vend të shenjt mund ta përdorin për larje të mëkateve dhe shërim të ndërgjegjes së vrarë . Në këtë ditë dhe datë edhe të pafytyrët veshin fytyra kombëtare si alkimi ditore.
2. VARRAGA : Gjatë diskutimeve për të kaluarën dhe të tashmën nga e cila varej edhe e ardhmja , në dalje të Mitrovicës e huqëm rrugën , në vend se për Skenderaj , shkuam për Zubin Potok duke e kaluar këtë. E pashë një mbishkrim të fshatit Varragë që për mua nuk thoshte asgjë përveç një emërtimi identifikues . Rruga prej daljes së Mitrovicës e thuaja deri në kufi me Serbinë ishte e qetë , jo shumë e ngarkuar , policët nuk dukeshin por se zgjonte interesimin e banorëve çdo veturë e panjohur dhe persona të panjohur. Kur pyetëm për rrugën dy serbë lokalë , një i moshuar dhe një i ri , i riu nuk e lejoi të moshuarin të flasë por foli vet duke na treguar rrugën . Askush nuk do të mendonte që një fshat si Varraga , pas , edhe një dite të plotë , do të bëhej i njohur dhe i përmendur nga të gjitha qendrat vendimmarrëse në botë. Pas shpërthimit terrorist dhe dëmtimit të kanalit të Ibër – Lepencit , Varraga u bë epiqendër e interesimit sepse po rrezikohej siguria e Kosovës , rajonit dhe ajo globale . Pas një dite jo të plotë , fshati Varragë , në dukje të jashtme i qetë , u mbushë me policë për ta hetuar rastin dhe për ta ruajtur sigurinë si dhe me shërbime energjente për të eliminuar dëmet nga ky shpërthim terrorist. Nëse merren pamjet e kamerave, sigurisht se aty do të dukemi Hajrullahu dhe unë , jo se vdisnim ta vizitonim Varragën por se e humbëm rrugën.
3. UKRAINA : Ka hyrë në fundvitin e tretë në luftë me Rusinë , në mbrojtje të shtetit dhe qytetarëve të saj. Është një luftë e pabarabartë dhe vetëm përkrahja e botës demokratike po e mbanë Ukrainën në këmbë , pa u rrëzuar dhe pa u dorëzuar. Përkrahje të jashtëzakonshme i dha edhe Kosova , në planin politik dhe ekonomik përmes KM Kurtit dhe presudentes Vojsa Osmani , bashkë me Donika Shvarc , mendermethënë z.kryeministre dhe ministre për punë të Jashtme dhe diasporë. Besnik Gjylekari i dha goditje të papërballueshme Rusisë duke ia futur tê gjitha sanksonit , si asnjë vend në botë. Matrapazë dhe manipulues. E cila qenka ndërlidhja midis Ukrainës dhe Varragës ? Fillimisht , një z.ministër i Drejtësisë , me një kapacitet profesional të një referenti juridik me sukses të mjaftueshëm tha se metodën e përdorur në Varragë , më parë rusët e përdorën në Ukrainë. Këtë budallaki logjike dhe materiale KM Kurti e përdori në konferencë për media duke menduar se të gjithë në botë vetëm këto fjalë i kanë pritur !!! Po kujt ia ndienë në botë se çka thonë , Zotëriu dhe Rrogëtari. Jam i sigurt se vlerësuesit e sigurisë e kanë të ditur se ajo pjesë e Kosovës është e mbuluar dhe mbikëqyret nga dronët e shumtë dhe satelitët andaj , me një bashkëpunim dhe vullnet për ta zbuluar të vërtetën , kjo edhe do të ndodhë. Përveç nëse interesi i politikës e thotë të kundërtën duke penguar zbardhjen e të vërtetës. Kush ngutet , përmutet thotë një urti popullore . U ngutëm për rastin e Banjskës , fituam sanksionet .Nëse e përsërisim ngutjen edhe me rastin e Varragës , çka do të fitojmë ? Të trashët e Surlës.
KM i Kosovës , Albin Kurti nuk duhet të sillet me opinionin sikur çdo ditë të ishte 1 Prilli , Dita e Rrenave. Çdo herë kur fërkohet me Hashim Thaçin vetëm se do të digjet . Hashim Thaçi është historia më e re e Kosovës në kohën kur Kurti mungonte . Historia mund të rishkruhet përmes manipulimit të çastit. Historia e pushtetit aktual , lexo Albinit është si e një doneri të papjekur mirë , hahet shpejtë sikur që shpejt del nga argumenti i zorrës së trashë . Kemi prekur fundin e pusit politik. , moral dhe kombëtar kur antikombëtarët , disa ministra të Kurtit shesin moral kombëtar duke sulmuar vlerat e vërteta kombëtare . Merreni me mend , Agim Tartufi Peçurka e sulmon Ramush Haradinajn për tradhëti duke i thënë , në stilin e Xhorxh Bushit , enough is enough , mhaft është mjaft . Agim Vaganica , i paekulibruar dhe injorant ekzemblar. Dhe këta pastaj shkojnë në Prekaz . Varret morale dhe njerëzore i vizitojnë Varret e Shenjta , të pandershmit shkelin në tokën e ndershmërisë. Enough is enough apo mjaft është mjaft , pêr horra të kësaj rase !
Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online