“Përvojë dhe mentalitet”, portieri 41-vjeçar rikthehet në Serie A

0
132

Pepe Reina rikthehet në Serie A. Portieri i njohur spanjoll, i cili në fundin e gushtit mbush 42 vjeç, do të jetë pjesë e Comos sezonin e ardhshëm.

Klubi që siguroi ngjitjen në elitën e futbollit italian pas 21 vitesh, ka prezantuar Reinan, i cili ka firmosur për një vit.

Como do të jetë klubi i katërt italian për ish-portierin e kombëtares spanjolle pas Napolit, Milanit dhe Lazios.

Ndërkohë që “gardiani” ka luajtur edhe me klube të tjerë të mëdha si Barcelona, Liverpool dhe Bayern Munich.

Dy sezonet e fundit i kaloi në La Liga te Villareali. 36 herë e veshi Reina fanellën e kombëtares së Spanjës.

Me skuadrën La Roja fitoi Botërorin (2010) dhe dy herë Europianin. Në vitet 2008 dhe 2012.

Tashmë rikthehet në Itali për të ndihmuar Comon e mikut Fabregas me eksperiencën dhe përvojën e madhe që ka.

Po bëhem pjesë e një projekti të bukur, një familjeje që vazhdon të rritet dhe çdo vit përpiqet të rrisë nivelin. 

Kthehem në një kampionat që e njoh mirë dhe që e di që është shumë konkurrues.

Dua të jap kontributin tim në zhvillimin dhe rritjen e Comos“, u shpreh Pepe Reina në lidhje me klubin e rikthyer në Serie A pas 21 vitesh.

Nuk mungoi edhe komenti i Fabregas, trajneri i skuadrës italiane.

Ne jemi të emocionuar që mund të mirëpresim Pepen në klub. Ai është një portier me përvojë të madhe ndërkombëtare dhe një mentalitet shumë të fortë.

Për këto arsye jam i sigurt se kontributi i tij do të ndihmojë ekipin të rritet dhe të përmirësohet“, u shpreh ish-mesfushori./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here