Në politikë qytetarët nuk i harrojnë premtimet.
Është e lehtë të thuhet, do të ketë ujë 24 orë në ditë.
E tani?
Rikujtojmë se më 22 mars 2022, kryetari i Komunës ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë përgjegjëse për furnizimin me ujë të pijshëm KRU HidroRegjioni.
Është dhënë një shumë e madhe parash (nuk e dimë ende sa)!? Gjoja për të kryer një hetim dhe për të parë mundësinë e shfrytëzimit të burimeve nga fshati Vërmicë për furnizimin me ujë të qytetit të Prizrenit. Për të disatën herë, projekti i shumë kohëve të vitit 1986 u servohet qytetarëve nga PDK-ë si mundësi! Sinqerisht, për mua e gjithë kjo marrëveshje është e dyshimtë, është dhënë një shumë e madhe parash, nuk ka rezultate.
Ballafaqimi me problemin që vazhdimisht është ne rritje për ç’do vit, sot nga z.Totaj u bë me shmangien të përgjegjësisë ,po citoj që në fillim te konferencës për media :” përgjegjës për furnizimin me ujë ,është KRU HidroRegjioni”!
Kryetar e ke Drejtori e Shërbimeve Publike merr dhe lexo rregulloren e fundit para dy muajsh që u votua ne Kuvend. Rregullore e përgjegjësisë së Drejtorisë në fjalë!
Shkruan: Islam THAQI – Asambleist i LVV-së në Prizren
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online