Ja çka pati premtuar Shaqir Totaj më 5 Tetor të vitit 2021:
Parku i Qytetit i Transformuar
Prizreni do të transformohet gjatë katër viteve të ardhshme. Projekti i parë i ndryshimit në pamje reale janë mushkëritë e Prizrenit siç është Parku i Qytetit i cili krahas ndryshimit rrënjësor që do ta pësoj, do të ndërtohet edhe parkingu nëntokësor tek stadiumi ndihmëse për 711 vetura. Kjo zonë do të shërbej si pika e parë e stacionit për mijëra turist që vijnë në Prizren.
57,000 metra katrorë do të transformohen në hapësira më shumë gjelbrimi, argëtimi për të rinjtë dhe pushimi për më të moshuarit. Shtigje të reja për këmbësorë dhe çiklista si dhe rregullimi i shtratit të Lumbardhit përreth parkut.