Osmani pret sot në takim kryetarët e partive politike për konsultime lidhur me datën e zgjedhjeve

0
104

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të takohet me kryetarët e partive politike për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Pjesëmarrja e tyre tashmë është konfirmuar, teksa kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri aktual Albin Kurti, ka refuzuar të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Osmani.

Siç raportohet, Kurti është kryetari i vetëm nga partitë politike që ka refuzuar të marrë pjesë në këtë takim.

Osmani u ka dërguar një letër liderëve të partive, në të cilën ka shkruar se bazuar në Kushtetutë dhe Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet duhet të mbahen përgjatë periudhës 26 janar- 16 shkurt 2025.

“Në këtë drejtim, bazuar në kompetencat e mia kushtetuese për shpalljen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ftoheni në takim konsultativ më 31 korrik 2024, në orën 14:00, në Sallën S301, në Ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here