Olta Gixhari e ironizoi me këngën e saj në DWTS, ja si qëndron e vërteta e ‘sherrit’ me Luana Vjollcën

0
148

Një këngë e vendosur live në Dancing With the Stars të premten duket se ka krijuar një dramë të re në showbizz-in shqiptar.

Bëhet fjalë për “Benzina”nga Luana Vjollca e cila u bë play nga anëtarja e jurisë Olta Gixhari. Kjo e fundit kritikoi konkurrentët pse kishin zgjedhur “Gasolina”, duke thënë se në fakt ne kemi këngë shumë më të bukura shqiptare.

Deri këtu në rregull. Ajo që u vu re, që as moderatorja Bora Zemani dhe as anëtarët e tjerë të jurisë nuk e pompuan këtë moment duke e kaluar me një buzëqeshje paksa të sikletshme.

Prej dy ditësh kjo është raportuar në media si tallje e Olta Gixharit ndaj Luana Vjollcës. Por nëse i hidhni një sy profilit të Oltës dhe Luanës do shihni se ato e ndjekin njëra tjetrën.

Madje së fundmi, pas spektaklit të së premtes, Olta ka pëlqyer një foto të publikuar nga Luana Vjollca.

Foto/ Olta Gixhari e ironizoi me këngën e saj në DWTS, ja si

Leave a Reply