Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Suharekë pasi që ishte goditur nga një veturë.
Të dielën rreth orës 14:38 minuta një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Suharekë pasi që i viktima ishte goditur nga një veturë në vendkalimin për këmbësor.
Rasti ka ndodhur në qytetin e Suharekës në rrugën “Brigada 123”, shkruan SuharekaOnline.
Pas tretmanit mjekësor viktima është liruar për në shtëpi
Policia e Kosovës në Suharekë bën të ditur se rasti në fjalë është inicuar si “aksident trafiku me lëndime” dhe se i njejti është duke u hetuar nga organet kompetente.