Ngjyrat që përmirësojnë mirëqenien në shtëpinë tuaj

0
676

Ngjyra me të cilën do të vishni muret e ambienteve tuaja të brendshme është shumë e rëndësishme për një jetë të mirë në shtëpi.

Këtë e thotë psikologjia e ngjyrave, një fushë shkencore që analizon mënyrën se si ndikojnë ngjyrat tek emocionet e njeriut.

Sipas mbështetësve të kësaj lënde, ngjyrat e përzgjedhura kanë aftësinë ta qetësojnë njeriun por edhe ta stresojnë atë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të gjeni një udhërrëfyes praktik e të thjeshtë për përzgjedhjen e ngjyrave me të cilat do të lyeni shtëpinë.

Portokallia Në Kuzhinë

Ambientet e kuzhinës përshtaten shumë me emocionet që nxit ngjyra portokalli.

Kjo ngjyrë është e ngrohtë, energjike dhe stimulon oreksin.

Ajo nxit krijueshmërinë dhe bashkëbisedimin mes njerëzve.

Ngjyra portokalli është ngjyra më sociale që ekziston.

Kjo ngjyrë rekomandohet për palestër, dhomën e ndenjes, kuzhinën ose edhe për një faqe të caktuar muri në dhomën e fëmijës.

E Gjelbra Për Ëndrra Të Bukura

Ngjyra e gjelbër, rekomandohet për dhomën e gjumit dhe nxit një gjumë të qetë e plot ëndrra të bukura.

Nuancat e çelëta të saj janë shumë qetësuese dhe zbutëse.

E gjelbra asociohet me tokën, rritjen, fillimin dhe zhvillimin. Ajo është ngjyra e jetës, frymëzimit, paqes dhe shëndetit të mirë.

E Kuqja Për Më Shumë Gjallëri

E kuqja simbolizon zjarrin, lëvizjen dhe gjallërinë.

Të kuqen duhet ta përdorni në ambientet që kanë nevojë për ngjyrë të ndezur e pasionante siç është dhoma e ndenjes.

Megjithatë, kjo ngjyrë përshtatet edhe në kuzhinë.

Duke qenë se është një ngjyrë mbizotëruese dhe e fortë, ajo mund të rrisë tensionin e gjakut.

Ndaj ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë që të kuqen ta përdorni për një faqe muri dhe jo për një ambient të tërë.

Bluja Për Motivim, Qetësi Dhe Stimulim

Bluja ka lidhje të fortë me produktivitetin, ndershmërinë dhe autoritetin.

Ajo i përshtatet shumë zyrave sepse ka aftësi motviese.

Bluja të qetëson dhe të ndihmon të përqendrohesh.

Për më tepër, ajo është ngjyrë e përshtatshme për dhomën e gjumit.

Për këtë ambient mund të luani me nuancat e blusë dhe të gjelbrës si një zgjedhje e shkëlqyer për oazin tuaj të qetësisë.

Ke Nevojë Për Hapësirë? Provo Të Bardhën

E bardha krijon iluzionin e hapësirës së hapur por edhe asociohet me pastërtinë.

Ajo rekomandohet për hyrjen e shtëpisë, korridorin por edhe zona të tjera të mbyllura që kanë nevojë për dritë.

Ngjyra Rozë

Kjo ngjyrë është argëtuese dhe energjike.

Ajo përshtatet shumë në zonën e banjës por edhe të dhomës së gjumit.

Për zonën e banjës zgjidhni një rozë lozonjare e cila do ta vini re se do ju mbajë në humor të mirë, edhe kur të shiheni përpara pasqyrës.

Nëse nuk ju pëlqen roza, zgjidhni të verdhën.

E Verdha Diellore

Njësoj si bluja, edhe e verdha përshtatet mirë me shumë zona të shtëpisë, veçanërisht ato ku nuk ka mjaftueshëm ndriçim.

Kjo ngjyrë gazmore dhe e ngrohtë ka efekt gjallërues për njeriun.

Ajo është e përshtatshme për kuzhinën, korridorin por edhe ambientet e ndenjes.

Është një ngjyrë shumë miqësore dhe do ju bëjë të ndiheni sikur jeni të ledhatuar nga dielli gjithnjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here