Ndër parazitët që takohen më shpesh te njeriu, janë parazitët e zorrëve. Ata zhvillohen si te të vegjlit ashtu edhe te të rriturit, vetëm atëherë kur nuk zbatohen rregullat e higjenës.
Kur niveli i higjenës dhe kulturës shëndetësore është i lartë, nuk ka infeksion nga parazitët e zorrëve. Burimi i infeksionit është njeriu ose kafsha që mban në organizëm parazitë, që nëpërmjet jashtëshqitjes i nxjerrin në formën e vezëve.
Vezët duke rënë në tokë kalojnë nëpërmjet ujit të pijshëm, ujit që vaditim perimet dhe zarzavatet, nga duart e fëmijëve dhe të rriturve, nga rrobat dhe lodrat e infektuara.
Rrugët e përhapjes janë të shumta si:
Duart e palara;
Perimet dhe zarzavatet e palara mirë;
Uji i pijshëm.
Për të konstatuar sëmundjen, përveç shenjave klinike janë të domosdoshme edhe ekzaminimet mikroskopike të materialeve fekale, për të parë vezët e parazitëve.
Janë shumë lloje parazitësh të zorrëve si:
Askaridoza;
Oksiuriaza;
Trikocefaloza;
Trikineloza;
Shiritat;
Lambia.
Mënyrat e trajtimit
Merrni 1 filxhan kafeje me fara kungulli. Shtypini në një pjatë porcelani, duke e përzier me pak sheqer dhe u jepet fëmijëve të vegjël nga 1 lugë kafeje esëll në mëngjes.
Qëroni dhe shtypni 20 gr hudhër. Hidheni në 250 ml qumësht ose ujë. Ena lihet e mbuluar 2 orë. Kullohet dhe lëngu përdoret për klizma me radhë.
Merrni 1 gotë ujë me shëllirë djathi dhe fusni në të 4-5 thelpinj hudhra të qëruara dhe të shtypura mirë. Lihen nga darka deri në mëngjes sa të regjen, pastaj kullohen dhe pihet 1 lugë gjelle esëll në mëngjes, për 10 ditë rresht.