Ndryshim i madh i motit, ulen temperaturat e priten të reshura shiu

0
125

Rrebeshe të dendura shiu dhe bubullima përfshinë vendin ditën e mërkurë, kryesisht nga orët e mesditës, njofton Prishtina Weather.

Temperaturat fillimisht shkojnë deri në 13C e 15C, por se me kalimin e frontit të ftohtë pasdite më vonë zbresin deri në 6C e 7C. Era ndryshon drejtimin në veri e verilindje dhe frynë edhe mesatarisht e fuqishme 6-14m/s.

Nëpër vise malore priten të reshura dëbore. Meqenëse reshjet lokalisht mund të jenë më intenzive, shfaqen gjasa për përmbytje të shpejta, kryesisht në pjesë më të ulëta.

Të reshura shiu parashihen edhe për ditën e enjte, më shumë orëve të pasdites. Vranësirat mbesin dominuese edhe ditën e premtë dhe përgjatë fundjave, herë pas here të shoqëruara me të reshura shiu.

Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 10C e 12C, e ato minimale ndërmjet 3C e 5C. Reshjet e borës, duken më të mundshme në vise malore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here