TikTok-erja, Kass Theaz, ka paditur prindërit e saj.
Ajo, përmes një videoje shprehet se prindërit e saj nuk e kontaktuan sa ishte ende në barkun e së ëmës, për t’i marr leje se a donte të vinte në këtë botë.
Pra, sipas saj, prindërit nuk morën pëlqimin e saj se a do donte ajo të lindte, apo jo.
“Unë kam paditur prindërit e mi, pasi ata më lindën pa lejen time. Pra prindërit që unë i padita, bënë që unë të vijë në jetë, nëna që më rrit, më lindi mua, prandaj dhe i padita. Sepse unë nuk dhashë pëlqimin tim të jem këtu”, shprehet Theaz.
“Unë nuk e dija se do të jetoja këtu, do të rritesha, do të suportoja veten, të punoja. Pra nuk dhashë pëlqimin tim për gjithë këtë.
Ata nuk u munduan të më kontaktonin para se unë të lindja, pra ta kuptonin se a do të doja unë të isha këtu, prandaj i padita. Pra, nëse ndokush nga ju është shtatzënë, kontaktoni fëmijët tuaj nëse duan të lindin”, ka thënë ajo.