Ndodh edhe kjo: I riu ia hedh keq taksistit 67-vjeçar, s’e paguan dhe ia merr 20 euro

0
259

Një rast jo fort i zakontë i vjedhjes ka ndodhur dje në Istog, ku shoferi i një taksie është ballafaquar me një të ri, i cili nuk e pagoi për shërbimin e kryer, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur viktima e kishte dërguar të dyshuarin nga Peja në Istog, por kur arritën në destinacion, i njëjti përveç që nuk e bëri pagesën, ia mori taksistit edhe një shumë të të hollave.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i riu ia kishte marrë viktimës 20 euro dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rastin taksisti e ka denoncuar në Polici, me ç’rast një njësi policore është vënë në veprim dhe ka arritur ta prangos të dyshuarin, duke e shoqëruar në stacion policor.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti “vjedhje e shërbimeve’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here