Reshjet e dendura të borës kanë nisur mëngjesin e së shtunës në pjesën më të madhe të Shqipërisë kontinentale, pothuajse në të gjithë Maqedoninë e Veriut dhe në shumë zona të Kosovës, shkruan 04 Online.
Kjo situatë përbën një ndër episodet më të dukshme të dimrit të vërtetë pas disa viteve me dimra të butë dhe më pak të ftohtë. Megjithatë, ndonëse është një zhvillim meteorologjik i rëndësishëm, nuk konsiderohet ekstrem.
Në disa pjesë të Kosovës, reshjet e borës kanë filluar, por ato pritet të ndalen shpejt. Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, reshjet priten të intensifikohen gjatë mëngjesit të së dielës, ndërsa një ciklon i fuqishëm lëviz drejtë Detit Jon.
Kjo situatë tregon një rikthim të dimrit të zakonshëm, që mund të ndikojë në peizazhin dhe aktivitetet e përditshme, veçanërisht në zonat malore. Banorët dhe autoritetet duhet të marrin masat e duhura për t’u përballur me efektet e mundshme të reshjeve të dendura./04 Online