Memli Krasniqi javën e ardhshme udhëton për vizitë zyrtare në SHBA

0
158

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në fillim të javës së ardhshme do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lideri i opozitës kosovare është i ftuar të marr pjesë në takimin tradicional të Lutjeve të Mëngjesit ku marrin pjesë qindra liderë, deputetë e diplomatë nga gjitha vendet e botës, si dhe kongresmenë, senatorë e zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.

Zyra e Komunikimit të PDK-së ka konfirmuar se gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, kreu i kësaj partie së do të zhvillojë edhe takime tjera në Departamentin Amerikan të Shtetit, njofton Klankosova.tv.

Ai po ashtu do të ketë takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në të dy Dhomat e Kongresit Amerikan, atë të Përfaqësuesve dhe në Senat.

Kjo është vizita e dytë në një periudhë të shkurtër që lideri i opozitës kosovare viziton SHBA-të pas asaj që kishte në muajin nëntor të vitit të kaluar./klankosova.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here