Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, numri i aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësuese, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hënë në vendin tonë kanë ndodhur 54 aksidente trafiku, prej të cilave fatkeqësisht një ka përfunduar me fatalitet, 23 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 30 të tjera me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.
Gjithashtu, në 24 orët e fundit policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 684 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.
Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore ka arrestuar edhe 19 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.