Juventusi ka arkëtuar 3 pikë shumë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.
Skuadra nga Torino e mundi kampionin e Anglisë, Manchester Cityn, raporton Klankosova.tv.
Serbi Dusan Vlahovic krijoi avantazhin për vendasit në minutën e 53-të, derisa amerikani Weston McKennie e vendosi rezultatin përfundimtar, 2-0.
Kjo është humbja e dytë në Champions League për “qytetarët”.