Leukoplasti elektrik që shëron më shpejtë plagët

0
141

Ndoshta ju ka shkuar ndër mend që të ekzistojë diçka që të shërojë më shpejt plagët në trup? Një leukoplast elektrik me ujë mund ta bëjë tashmë këtë më shpejt se sa trajtimet konvencionale.

Garza futuriste ka një fushë elektrike që ndihmon shërimin e plagëve kronike dhe lëndimeve të ndryshme. Gjatë testimit te kafshët, plagët e mjekuara me leukoplastët elektrikë u shëruan 30% më shpejt se sa plagët me fasha të zakonshme.

Shkencëtarët e Universitetit të Karolinës së Veriut thonë se gjëja më e mirë është që kostoja e prodhimit është e ulët. “Këto leukoplastë mund të prodhohen me kosto të ulët, vetëm disa dollarë”, tha Amay Bandokhar.

Plagët kronike janë plagë të hapura që shërohen ngadalë, disa edhe jo. Të tilla janë plagët te pacientët diabetikë. Mjekët thonë se janë problematike sepse përsëriten pas mjekimit dhe rrisin rrezikun e amputimit ose vdekjes. Trajtimet ekzistuese janë të kushtueshme, çka përbën pengesë për shumë pacientë.

Fasha ka elektroda në një anë dhe një bateri të vogël në tjetrën. Pacienti e vendos në mënyrë të tillë që elektrodat të bien në kontakt me plagën. Më pas një pikë ujë hidhet te bateria për ta aktivizuar. Pas aktivizimit, fasha prodhon një fushë elektrike që zgjat për disa orë.

Fusha elektrike është e rëndësishme pasi kërkimet kanë treguar se përshpejton shërimin e plagëve kronike. Elektrodat mund të përkulen bashkë me fashën për t’iu përshtatur më së miri sipërfaqes së plagës.

Testet te minjtë diabetikë rezultuan me sukses dhe shkencëtarët po shpresojnë t’i testojnë leukoplastët te njerëzit për të parë nëse do të jenë po aq efektivë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here