Lakuriqët mund ta kenë “çelësin” për mposhtjen e kancerit, thuhet në studim

0
310

Lakuriqët e natës mund të kenë në vete të dhëna të rëndësishme se si mund të mposhtet kanceri, thuhet në një studim të fundit.

Hulumtimet tregojnë se evolucioni i shpejtë te lakuriqët e natës mund ta shpjegojë aftësinë e tyre për t’u mbijetuar infeksioneve – si dhe për ta shmangur kancerin, ka njoftuar “The Sun”.

Shkencëtarët, duke shkruar për revistën “Genome Biology and Evolution”, kanë studiuar disa lloje të lakuriqëve.

Krahasuan sekuencimin gjenetik të tyre. Ekipi gjeti një sërë përshtatjesh gjenetike te lakuriqët e natës, duke përfshirë edhe 46 që ishin të lidhura me kancerin.

“E shohim të jashtëzakonshme këtë përshtatje të re në gjenet antivirale dhe antikancerogjene te lakuriqët”, ka thënë doktori Armin Scheben, nga Laboratori “Cold Spring Harbor” në SHBA. “Këto zbulime janë hapi i parë drejt përkthimit të hulumtimeve për biologjinë unike të lakuriqëve në njohuri të rëndësishme për trajtim të sëmundjeve, si kanceri, te njerëzit”./Koha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here