Kush është “Trimi”, i dashuri i përfolur i Rikes

0
211

Teksa në një moment të caktuar të lojës, kishte aludime se Rikja dhe Meritoni kishin një pëlqim mes tyre, banorja i hodhi poshtë këto zëra duke thënë se ishte e lidhur jashtë, madje me një shok të Meritonit.

Edhe pse ishte paksa hermetike mbi rrëfimin e saj për të dashurin jashtë, Rike tha se ishte trrim. Menjëherë në rrjetet sociale filluan hipotezat se kush mund të ishte i dashuri i Rikes me emrin Trim.

Por në fakt sot në Wake Up në Top Channel, Rikja zbuloi vetë se e kishte për karakterin dhe jo se quhej trim.

Madje ajo rrëfeu se i kishte dhënë fund njohjes me të menjëherë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Kur kam dalë nuk e kam takuar, thjesht me një telefonatë e kemi mbyllur, unë jam pak i çuditshëm se dua dhe të rri vetëm, nuk e ka emrin “Trim”, e kisha për karakterin, nuk ka qenë as i dashuri im, ka qenë thjesht një pëlqim që kisha, mbaroi, nuk i kam ato fluturat, unë jam njeri që jetoj me emocione, nuk jam kështu,” tha Rikja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here