Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka kujtuar një vjetorin e Marshit të Drejtësisë të mbajtur në sheshin e Prishtinës ku kishin marrë pjesë mijëra qytetarë nga komunat për të mbështetur heronjtë e luftës dhe paqes.
Krasniqi kur po bëhen tri vite e gjysmë nga shkruaja në Hagë e ish-krerëve të UÇK-së ka vizituar familjet e tyre.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar që figura të historisë mund edhe t’i burgosësh por nuk mund t’ua mohosh prezencën.
“Janë disa personalitete, të rralla gjatë historisë, emri dhe veprimtaria e të cilëve e tejkalon të zakonshmen. Të tillët, mund edhe t’i burgosësh, por s’mund t’ua mohosh prezencën. Të tillë janë edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka shtuar se për gjithë këto vite ish-krerët kanë qenë të popullit dhe më së paku të familjeve të tyre.
“Në 54, 55, 71 dhe 51 vitet e tyre të deritashme, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, më së paku u kanë takuar vetes dhe familjes. Rruga e tyre deri te liria, me fatin e një populli mbi supe, ka kaluar nëpër luginën e vdekjes më tepër se gjysmën e jetës së tyre”, ka theksuar mes tjerash ai.