Kandidati për deputet nga PDK, Xhemshit Krasniqi, ka zhvilluar takime me banorët e Dragashit, ku ka biseduar për sfidat dhe mundësitë e përbashkëta për zhvillimin e kësaj zone.
Ai vlerësoi mikpritjen dhe dashamirësinë e banorëve, duke u zotuar se, si deputet i ardhshëm, do të jetë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Për mua, Dragashi mbetet vatër e mikëpritjes dhe dashamirësisë.
Me banorë të shumtë biseduam për sfidat dhe mundësitë tona të përbashkëta për të ecur përpara.
U zotova se si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës do të jem zëri edhe i këtij qyteti të vogël, por me zemër të madhe.