Nata e sontme sjellë ndeshjen e parë të Kosovës për edicionin e ri të Ligës së Kombeve 2024/25.
“Dardanët” do t’i bëjnë “konak” kombëtares rumune, për një rimeç vetëm pas një viti. Kjo pasi këto dy kombëtare u përballen edhe në kualifikimet për Kampionatin Europian “Gjermania 2024”, por që Rumania doli më e suksesshme, duke fituar një dhe duke barazuar në tjetrën – në ndeshjet kokë më kokë.
“Gazeta Express” do të ju sjellë gjithçka që duhet të dini për këtë përballje.
Ndeshja ndaj Rumanisë sonte do të jetë ndeshja e 85-të për kombëtaren e re dardane.
Rekordi i ndeshjeve për kombëtaren e Kosovës deri më sot qëndron kështu: 28 fitore, 20 barazime dhe 36 humbje. Goldiferenca: 107-118.
Në anën tjetër, kombëtarja rumune qëndron shumë më mirë në ndeshje të luajtura përgjatë historisë.
Për “Trikolorët”, ndeshja në Prishtinë do të jetë e 754-a. Statistikat nga këto ndeshje janë si vijojnë: 331 fitore, 195 barazime e 227 humbje. 1225-950 është goldiferenca përgjatë këtyre ndeshjeve.
TRAJNERËT
Mircea Lucescu u rikthye në krye të Rumanisë për mandatin e tij të dytë pas përfundimit të
“EURO 2024”. 79-vjeçari e zëvendësoi Edëard Iordanescun.
Gjatë periudhës së tij të parë në krye të Rumanisë (1981-1986), Lucescu i drejtoi 57 ndeshje, nga të cilat arriti 23 fitore, 19 barazime dhe 15 barazime.
Në anën tjetër, Franco Foda i Kosovës ka vetëm tri ndeshje në krye të Kosovës, sonte do të jetë e katërta.
Fillimisht, Foda arriti fitore në miqësoren ndaj Armenisë, derisa u mposhtë nga Hungaria e Norvegjia.
FODA, TRAJNERI I KATËRT I HUAJ I KOSOVËS
Që nga viti 2014, kur Kosovës iu dha e drejta për të luajtur miqësore, kombëtarja dardane ka pasur 6 trajnerë, prej tyre katër të huaj.
Vetëm Albert Bunjaki (17 ndeshje nga viti 2014 deri 2017) dhe Muharrem Sahiti (i përkohshëm, 1 ndeshje më 2017) janë nga Kosova.
Që nga ajo kohë, vetëm trajnerë të huaj morën drejtimin e Kosovës, duke nisur nga Bernard Challandes, Alain Giresse, Primoz Gliha dhe tani gjermani, Franco Foda.
FORMA AKTUALE E KOMBËTAREVE
Marrim parasysh pesë ndeshjet e fundit, para se dy kombëtaret të paraqiten sonte në fushën e “Fadil Vokrrit”.
Rumania ndeshjen e fundit e ka të zhvilluar në Kampionatin Europian, kur u mposhtë nga Holanda në 1/8 e finales. Katër ndeshjet paraardhëse, Rumania ka 1 fitore, 2 barazime dhe një humbje.
Kjo do të jetë ndeshja e parë me në krye trajnerin e ri, Mircea Lucescu.
Ndërkohë, Kosova në tri ndeshjet e fundit është mposhtur dy herë dhe ka fituar një herë. Të gjitha këto ndeshje nën drejtimin e Franco Fodës.
Në dy ndeshjet para emërimit të Franco Fodës, Kosova ishte nën drejtimin e Primoz Glihës dhe kësisoj humbi nga Bjellorusia në shtëpi dhe barazoi 1-1 me Zvicrën si mysafir.
FORMACIONET E MUNDSHME
“Flashscore” ka parashikuar edhe formacionet e mundshme të dy kombëtareve për ndeshjen e sotme.
Çuditërisht, kombëtarja dardane parashihet të luajë me sistem 3-4-3.
Ndërsa, ajo e Rumanisë pritet të shkojë me 4-3-3.
KOSOVA: Muric; Rrahmani, Aliti, Paqarada; Hadërgjonaj, Berisha, Rexhbeçaj, Vojvoda; Rashica, Zhegrova, Muriqi
RUMANIA: Nita; Ratiu, Dragusin, Burca, Bancu; R. Marin, M. Marin, Stanciu; Man, Dragus, Mihaila
PERFORMANCAT E KOMBËTAREVE RESPEKTIVE NË LIGËN E KOMBEVE
KOSOVA:
UEFA Liga e Kombeve 2018-19
Liga D
1. Kosova 6 4 2 0 15-2 14
2. Azerbajxhani 6 2 3 1 7-6 9
3. Ishujt Faroe 6 1 2 3 5-10 5
4. Malta 6 0 3 3 5-14 3
UEFA Liga e Kombeve 2020-21
Liga C
1. Sllovenia 6 4 2 0 8-1 14
2. Greqia 6 3 3 0 6-1 12
3. Kosova 6 1 2 3 4-6 5
4. Moldavia 6 0 1 5 1-11 1
UEFA Liga e Kombeve 2022-23
Liga B
1. Greqia 6 5 0 1 10-2 15
2. Kosova 6 3 0 3 11-8 9
3. Irlanda Veriore 6 1 2 3 7-10 5
4. Qipro 6 1 2 3 4-12 5
RUMANIA:
UEFA Liga e Kombev 2018-19
Liga C
1. Serbia 6 4 2 0 11-4 14
2. Rumania 6 3 3 0 8-3 12
3. Mali i Zi 6 2 1 3 7-6 7
4. Lituania 6 0 0 6 3-16 0
UEFA Liga e Kombeve 2020-21
Liga B
1. Austria 6 4 1 1 9-6 13
2. Norvegjia6 3 1 2 12-7 10
r3. Rumania 6 2 2 2 8-9 8
4. Irlanda Veriore 6 0 2 4 4-11 2
UEFA Liga e Kombeve 2022-23
Liga B
1. Bosnia & Hercegovina 6 3 2 1 8-8 11
2. Finlanda 6 2 2 2 8-6 8
3. Mali i Zi 6 2 1 3 6-6 7
4. Rumania 6 2 1 3 6-8 7
NDESHJET KOKË MË KOKË
Rumania e Kosova janë ballafaquar vetëm dy herë gjatë tërë historisë.
Shorti i kualifikimeve për Kampionatin Europian të vitit 2024 i bëri bashkë me një grup dy kombëtaret.
Fillimisht, Kosova e priti Rumaninë në shtëpi, me ndeshjen që përfundoi 0-0, derisa ndeshja e dytë u luajt në shtator të vitit të kaluar, me Rumaninë që shënoi fitore prej 2-0.
VLERA E KOMBËTAREVE DHE POZITA NË RANGLISTËN E FIFA-s
Sipas “Transfermarkt”, Kosova ka një vlerë prej 94 milionë euro, në krahasim me 92 milionë euro të Rumanisë.
Duke krahasuar edhe moshën mesatare të lojtarëve të ftuar për ndeshjet e shtatorit, Kosova ka një moshë më të re se kundërshtari.
Te Kosova, mosha mesatare shkon në 26.9 vjet, derisa ajo te rumunët deri 28 vjet.
Në ranglistën e fundit të FIFA-s, Kosova ka zënë vendin e 106-të, teksa Rumania është në TOP 50-she, duke u renditur në vendin e 45-të.