Kandidati për deputet nga AAK, Hamdi Komoni – Loki, vizitoi kompaninë e njohur Gogaj AG, duke e vlerësuar atë si një histori suksesi dhe përkushtimi.
Ai shprehu admirimin për punën dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit, duke theksuar rëndësinë e bizneseve vendore në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Ju lumtë për punën e madhe! Ju uroj suksese të vazhdueshme dhe faleminderit për përkrahjen tuaj!”, u shpreh Komoni, duke inkurajuar fuqizimin e ndërmarrjeve vendore.
Postimi i plotë:
Ishim në kompaninë e madhe Gogaj AG, një histori suksesi dhe përkushtimi!
Një kënaqësi e madhe të shohësh punën dhe përpjekjet e jashtëzakonshme që bëni çdo ditë. Ju lumtë për punën e madhe! Ju uroj suksese të vazhdueshme dhe faleminderit për përkrahjen tuaj!