Për shkak të punimeve që janë duke u zhvilluar për dislokimin e gypave Ø315mm dhe Ø225mm te Qendra Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, disa rrugë kanë mbetur pa ujë të pijes.
Siç thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”, furnizimi me ujë të pijes pritet të kthehet në ora 18:00.
“KRU Hidroregjioni Jugor SHA ju njofton se nesër, më datë 02.06.2024, operatori ekonomik i angazhuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Prizrenit do të zhvillojë punime për dislokimin e gypave Ø315mm dhe Ø225mm te Qendra Sportive. Për shkak të zhvillimit të këtyre punimeve, planifikohet të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë prej orës 09:00 deri në orën 18:00.
Pa ujë do të mbesin zonat:
- 📍Lagjja 11 Marsi
- 📍Rruga Janina
- 📍Rruga Rrustë Kabashi
- 📍Rruga Fan Noli
- 📍Banesat te rrethi i Bazhdarhanes
- 📍Një pjesë e lagjes Kurilla
- 📍Lagjja Dardania 1 dhe 2
- 📍Kazerma e FSK-së
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftim./04 Online