Kërkohet heqja e përkohshme e akcizës për naftën në Kosovë

0
300

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përmes një konference për media ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës heqjen e akcizës së naftës për një periudhë pesë mujore.

Po ashtu, nga AAK-ja kanë kërkuar edhe heqjen e tatimit mbi produktet bazike të shportës familjare si dhe përkrahjen direkte apo indirekte për të ruajtur zinxhirin ekonomik dhe masa emergjente të rishikimit të çmimeve të kuotuara në projektet e investimeve publike.

Sipas këtij subjekti politik, një gjë e tillë duhet të bëhet pasiqë inflacioni në Kosovës është rritur dhe çmimet tashmë janë rritur në mënyrë enorme.

Deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj në konferencë për media ka thënë se kryeministri Kurti është në ekskursion dhe se ministrat e tij nuk janë duke ndërmarrë masa në të mirë të qytetarëve.

“Reagimi i Qeverisë, në këtë kohë krize as që shihet. Kryeministri është ne ekskursion e ministrat e dikasterëve ekonomike janë të padukshëm. Madje për secilin propozim, iniciativë të opozitës, nuk ekziston as minimumi i vullnetit për diskutim, apo gjetje të alternativave të përbashkëta. Pra thjeshtë, ende janë në logjikën “Krejt dhe drejt”, ka thënë Lekaj.

“Tek përkrahja nëpërmjet politikave fiskale dhe tatimore, propozojmë heqjen për një periudhë pesë mujore të akcizës për naftën, heqjen e tatimit mbi produktet bazike të shportës familjare, përkrahjen direkte apo indirekte për të ruajtur zinxhirin ekonomik, masa emergjente të rishikimit të çmimeve të kuotuara në projektet e investimeve publike”, ka thënë Lekaj.

Gjithashtu, sipas deputetit Lekaj, ekonomia e vendit tonë është para kolapsit dhe se për të ruajtur vitalitetin e zinxhirit ekonomik duhen masa urgjente.

“Masat urgjente duhet të përfshijnë së paku tri segmente. E para, përkrahja nëpërmjet politikave fiskale dhe tatimore; E dyta, në përkrahjen qoftë direkte apo indirekte për të ruajtur zinxhirin ekonomik; dhe e treta, të sigurohet furnizimi apo kontratat për produktet bazike dhe kontrolli i tregut.

Tek përkrahja nëpërmjet politikave fiskale dhe tatimore, propozojmë heqjen për një periudhë pesë mujore të akcizës për naftën, heqjen e tatimit mbi produktet bazike të shportës familjare, përkrahjen direkte apo indirekte për të ruajtur zinxhirin ekonomik, masa emergjente të rishikimit të çmimeve të kuotuara në projektet e investimeve publike”, ka thënë Lekaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here