KEDS: Ngrohja me rrymë ua rrit faturën për 70 për qind

0
222

Ekspertët e KEDS-it thonë se 70 për qind e faturës së përgjithshme të energjisë elektrike faturohet vetëm nga ngrohja.

Përmes një komunikate për media, KEDS gjithashtu iu ka bërë thirrje konsumatorëve që është domosdoshme të menaxhojnë shpenzimet enorme dhe të përdorin energjinë në mënyrën më efiçiente të mundshme derisa çmimi i energjisë elektrike po rritet dita-ditës në tregun ndërkombëtar si përgjigje ndaj klimës politike dhe asaj energjetike.

Njoftimi i plotë:

Derisa çmimi i energjisë elektrike po rritet dita-ditës në tregun ndërkombëtar si përgjigje ndaj klimës politike dhe asaj energjetike, është e domosdoshme që konsumatorët tanë të menaxhojnë shpenzimet enorme dhe përdorimin e energjisë në mënyrë sa më efiçiente të mundshme.

Por, a e dini se ku shpenzojnë më së shumti konsumatorët tanë energji elektrike gjatë dimrit?

Ekspertët e KEDS thonë se 70% e faturës së përgjithshme të energjisë elektrike faturohet vetëm nga ngrohja. Duke ditur se ngrohja me energji nënkupton edhe fatura të larta, bashkë me të edhe ngarkesë e sistemit elektroenergjetik, KEDS udhëzon që të shmanget ngrohja me energji elektrike nëse konsumatorët tanë gjejnë alternativa tjera.

Kështu mund të kurseni energjinë elektrike për veten dhe ta shpërndani atë tek të gjithë konsumatorët:

-Shmangeni tërësisht ngrohjen me energji elektrike nëse keni alternativa tjera të ngrohjes;

-Uleni termostatin e ngrohjes në 19 ˚C;

-Ndaleni për së paku dy orë ngrohjen me energji elektrike gjatë ditës;

-Ndaleni ngrohjen në ambientet ku nuk qëndroni gjatë (dhomë të gjumit, korridore, banjo).

Këto udhëzime përkojnë me udhëzimet që shtetet evropiane ua kanë transmetuar qytetarëve të tyre për shkak të krizës së madhe energjetike që e ka kapluar Evropën si rezultat i luftës në Ukrainë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here