Katër këshilla shëndeti që ju duhen për këtë vjeshtë

0
432

Ju nevojitet një ‘refresh’ për vjeshtën? Këtu janë disa këshilla për mirëqenien për të përmirësuar shëndetin tuaj fizik dhe mendor.⁠

Merrni parasysh dietën MIND

Kjo dietë kombinon elementë të dietës mesdhetare dhe DASH. Një studim i ri zbuloi se ata që ndiqnin dietën për 10 vjet kishin një rrezik më të ulët të rënies njohëse.

Përqendrohuni te zarzavatet me gjethe, manaferrat dhe fasulet, ndërkohë që reduktoni konsumimin e mishit të kuq, gjalpit dhe ushqimeve me sheqer.

Planifikoni një udhëtim

Ndiheni sikur nuk keni kohë për të bërë pushime? Një studim i kohëve të fundit zbuloi se vajtja në një udhëtim mund të ngadalësojë procesin e plakjes.

Kushtojini rëndësi dremitjeve të vogla

Për të optimizuar dremitjet e shkurtra dhe për të shmangur nervozizmin, ekspertët rekomandojnë krijimin e një mjedisi miqësor për gjumë.

Në vend që të flini në divan, zgjidhni një dhomë të errët, të freskët dhe të qetë.

Hani më shumë patate të ëmbla

Patatet e ëmbla janë perimet perfekte të vjeshtës. Ato janë të pasura me kalium dhe vitaminë C dhe mund të ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të sheqerit në gjak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here