Juli e ‘shokuar’ për fituesin e BBVK2, harron që e kishte të preferuar muaj më parë

0
221

Juliana Nura në podcast me Fis Junikun, e ka komentuar sërish sezonin e dytë të programit.

Ajo është shprehur se katërshja finaliste duhet të kishte brenda Edonën, Blerandon, Santianën dhe Bucin.

Ajo është shprehur e ‘shokuar që mbërritën në të dy persona njerëz që nuk ia ka marrë mendja’, duke aluduar në fituesin Lumbardh Salihu dhe finalisten tjetër, Shqipe Hysenaj.

‘Por i uroj sukses Lumbardhit’, u shpreh ajo.

Megjithatë, Nura duket se ka harruar që Lumbardhin e kishte kategorizuar ndër favoritët e saj bashkë me Edonën, Albyn e Bucin.

Këtë ajo e kishte bërë në një postim në Instagram në fund të dhjetorit, konkretisht me datë 25.

Nuk dihet nëse ky ndryshim i qëndrimit ka zanafillën tek harresa nga ana e Julit për fjalët që thotë apo mund të burojë nga ndonjë hatërmbetje pas diss-it që rivali i saj i ‘përbetuar’ Stresi, i bëri me një fotografi krah Lumit nga Tirana.

Shiko foton:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here