Interi kërkon 90 milionë euro për Martinezin

0
250

Interi është i gatshëm ta shesë sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez, nëse ndonjë skuadër është e gatshme të paguajë 90 milionë euro, raporton Calciomercato.

Për Martinezin kanë shprehur interesin Liverpooli, Atletico Madridi e Borussia Dortmundi. Interi e kishte blerë Martinezin për 25 milionë euro.

Ai me Interin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Sulmuesi 24-vjeçar këtë stinor ka luajtur 33 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar 12 gola dhe asistuar dy herë./Koha

Leave a Reply