Për herë të parë ka ndodhur trajtimi i infarktit akut të miokardit (STEMI) në Spitalin Regjional të Prizrenit “Prim.Dr. Daut Mustafa”, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e kanë bërë të ditur mjekët e këtij spitali në rrjetet sociale.
“Trajtimi i infarktit akut të miokardit (STEMI) për Herë të Parë në Spitalin Regjional të Prizrenit “Prim.Dr. Daut Mustafa”, ka shkruar Xhevdet Krasniqi në Facebook.