Kampioni në fuqi i Kosovës, FC Ballkani ka shkruar historinë në futbollin kosovar. Skuadra portokallezi ka arritur të kualifikohet në fazën e grupeve në UEFA Conference League, duke u bërë klubi i parë nga Kosova që arrin në këtë nivel të garave evropiane.
Ballkani, të enjten në mbrëmje, në stadiumin e stërmbushur “Fadil Vokrri” në Prishtinë e ka mposhtur kampionin e Maqedonisë së Veriut, klubin shqiptar, FC Shkupi, me rezultat 1:0. Kësisoj, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja është kualifikuar tutje me rezultatin e përgjithshëm pas dy ndeshjeve, 3:1.
Këtë sukses suharekasit e arritën qysh në debutimin e tyre në garat evropiane.
Në Suharekë është festuar deri në mëngjes, e nuk ka munguar as trajneri, Ilir Daja, i cili është parë duke kënduar këngën e njohur kushtuar Komandantit Legjendar, Adem Jashari.