IKSHPK paralajmëron përkeqësim të situatës me Covid-19, apelojnë për vaksinim

0
324

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat anti- Covid dhe të vaksinohen në mënyrë që të mbrohen nga ky virus.

Nga IKSHPK kanë thënë se me shfaqjen e variantit Omicron në vend, është duke u rritur numri i rasteve të reja me COVID-19.

Nga ky institut kanë thënë se situata mund të përkeqësohet edhe më shumë në ditët në vijim.

“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, është thënë nga IKSHPK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here