I dha lamtumirën Atletico Madrid, Suarez kërkohet nga gjigantët e Seria A

0
215

Pas dy sezonesh me Atleticon e Madridit dhe një titulli kampion, Luis Suarez u ka dhënë lamtumirën bardhekuqve dhe është përshëndetur për herë të fundit me tifozët në “Wanda Metropolitana” pas ndeshjes me Sevillan.

Jo vetëm Inter Miami në Amerikë dhe Aston Villa e Sevilla në Evropë, së fundmi për Luis Suarez është interesuar edhe Interi.

Mediet spanjolle raportojnë se pasi i dha lamtumirën tifozerisë së Atletico Madrid, sulmuesi është duke menduar për të ardhmen.

Suarez do të largohet me parametra zero dhe “zikaltërit” kanë marrë informacione për të, duke pasur parasysh ndryshimet e mundshme që Inter ka në plan të bëjë në verë,

Sulmuesi uruguaian firmosi për dy sezone me madrilenët e drejtuar nga Simeone dhe që në vitin e parë dha një kontribut shumë të madh për fitimin e titullit kampion.

Megjithatë sezoni i dytë nuk ishte më nivelin e pritshmërive për Suarez, që shpesh pa ndeshjet nga pankina dhe drejtuesit e Atleticos vendosën të mos i rinovojnë kontratën e ta lënë të lirë./SS

Leave a Reply