Heidi pëlqen Meritonin? Ja çfarë thoshte Jetmiri para se të futej në BBV dhe dyshimet për pyetjen anonime

0
240

Një deklaratë e bërë nga Heidi ditën e djeshme ka ngjallur shumë debat mes banorëve.

Teksa po bisedonte me Meritonin dhe Jetmirin, ky i fundit i kujtoi Heidit se ditët e para në shtëpi ka qenë mes Meritonit, Fationit, Romeos dhe Alfios.

Në këtë moment, duke u kthyer pas në kohe, Heidi iu kthye Meritonit duke i thënë se ka qenë ai që ka flirtuar me të që ditën e parë. Meritoni nga ana tjetër e mohoi kategorikisht këtë gjë.

Ai i tha Heidit se ajo ka flirtuar hapur me Fationin dhe më pas e hodhi poshtë atë dhe zgjodhi Romeon.

Diskutimi u hap më pas edhe në prezencë të Romeos, i cili i kërkoi llogari Meritonit pse i është drejtuar Heidit në këtë formë.

Prej ardhjes së Jetmirit në shtëpi, mes banorëve është hapur një temë që nuk ishte diskutuar më parë, ajo e raportit të Heidit me Meritonit. Fansat kanë aluduar se ka qenë ai që i ka bërë Heidit mesazhin anonim që i shkëlqejnë sytë me Meritonin më shumë se me Romeon në mënyrë që të hapë polemika të reja mes tyre.

Kjo ka qenë një tezë që Jetmiri e ka mbështetur vazhdimisht edhe në live në instagram para se të bëhej pjesë e BBV, duke aluduar për një pëlqim mes Meritonit dhe Heidit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here