Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në Ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Pas takimit, Haradinaj ka thënë se ka prezantuar qëndrimin e AAK-së në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi.
“Prezantova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi, duke theksuar se kjo marrëveshje i jep njohjen ndërkombëtare Kosovës, rrugëtimin e sigurt drejt integrimit në NATO dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Sot, në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës prita në takim Ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend. E falënderova personalisht Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-së në mbështetje të Kosovës. Njëkohësisht prezantova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi, duke theksuar se kjo marrëveshje i jep njohjen ndërkombëtare Kosovës, rrugëtimin e sigurt drejt integrimit në NATO dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Partneriteti i vendit tonë me ShBA-në është afatgjatë dhe strategjik”, ka shkruar Haradinaj.