Gjesti i madh i Ruben Amorim pak para finales së Europa League

0
47

Vetëm një javë na ndan nga finalja e madhe e UEFA Europa League, që këtë vit do të zhvillohet në stadiumin historik “San Mames” të Bilbaos më 21 maj. Ky duel pritet të jetë një spektakël i vërtetë futbolli, pasi përballë do të jenë dy skuadra nga Premier League: Manchester United dhe Tottenham Hotspur, shkruan 04 Online.

Përveç trofeut të lakmuar, në lojë është edhe një biletë për në Ligën e Kampionëve – që do ta bëjë njërën prej këtyre dy skuadrave angleze pjesë të “ligës së kampionëve” për sezonin e ardhshëm, duke u bërë skuadra e gjashtë angleze që merr pjesë në garën elitare.

Përtej fushës, një gjest i veçantë ka tërhequr vëmendjen e mediave sportive. ESPN raportoi se stafi i trajnerit të Manchester United, përfshirë trajnerët, fizioterapistët dhe ekipin mbështetës të Amorimit, është informuar se do të duhet të paguajë vetë biletat për familjet dhe miqtë që dëshirojnë të ndjekin finalen në Bilbao. Klubi vendosi që fondet e alokuara të shfrytëzohen kryesisht për tifozët.

Por trajneri portugez i United reagoi me zemërgjerësi. Ai vendosi të paguajë personalisht 30 bileta për stafin dhe familjet e tyre, duke i dhënë atyre mundësinë të jenë pjesë e një momenti të veçantë dhe historik.

Finalja në “San Mames” pritet të jetë një ndeshje elektrizuese mes dy skuadrave që kërkojnë të rikthehen në majat e futbollit evropian. Manchester United synon një tjetër trofe europian për t’i dhënë fund një sezoni me ulje-ngritje, ndërsa Tottenham kërkon të shkruajë historinë e saj me një titull të rëndësishëm nën udhëheqjen e teknikut australian./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here