Gjendet vajza që u zhduk në Prizren, po bashkëjetonte me një person!

0
1195

Me datën 22 shator 2022, në Stacionin Policor Prizren, nga familjarët e saj është raportuar e zhdukur qytetarja A.R. e lindur me datën 16.07.2001 nga Prizreni. Sipas njoftimit, e njëjta është larguar nga shtëpia e saj me datën 20.09.2022 pa asnjë paralajmërim dhe nuk dihej vendndodhja e saj.

Policia e Kosovës, respektivisht Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, menjëherë pas raportimit të rastit kanë ndërmarrë e veprimeve e duhura hetimore.

Pas një pune intensive disa ditore në terren, në mbledhjen e informatave nga dëshmitarët e mundshëm, me datën 28 shtator rreth orës 16:00 është arritur që të lokalizohet vendndodhja e viktimës së rastit.

Në bashkëpunim me njësitë e Sektorit Rajonal të Hetimeve – Gjakovë, viktima e rastit është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, ku është bërë intervistimi i saj në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.

Pas intervistimit të bërë, viktima e rastit A.R. ka pohuar se është larguar nga shtëpia me vetëdëshirë, për të bashkëjetuar me një person.

Të gjitha veprimet e ndërmarra janë bërë në koordinim me prokurorin e Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here