Për shkak të situatës së krijuar me rastet në rritje të të infektuarve me koronavirus, Klan Kosova merr vesh se nesër do të mblidhet komiteti ndërministror për të shqyrtuar masat e reja.
Mbledhja e tyre është paraparë në ora nëntë, ndërsa pritet të propozohen masat si vijon:
- Gastronomia të punojë deri në orën 21.00.
- Të bëhet kusht që të gjithë ata që hyjnë në Kosovë, të jenë me tre doza të vaksinës për Covid-19.
- Gjithashtu Klan Kosova mëson se edhe Ora Policore pritet të nis nga ora 22.00, megjithatë akoma nuk ka të konfirmuar zyrtarisht.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit, 2 mijë e 50 raste u regjistruan të infektuar me me koronavirus.