Gashi vlerëson familjen Islamaj nga Poslishti për kontributin në ekonominë lokale

0
40

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi, ka vazhduar takimet elektorale, duke vizituar hurdhën e peshkut të familjes Islamaj në fshatin Poslisht.

Gashi vlerësoi punën dhe përkushtimin e kësaj familjeje, duke theksuar rëndësinë e tyre për ekonominë lokale dhe tregun vendor.

Ai shtoi se iniciativa të tilla janë shembull i sipërmarrjes së suksesshme dhe një dëshmi e potencialit të madh që Kosova ka për zhvillimin e biznesit dhe ekonomisë vendore.

“Pata kënaqësinë të vizitoj hurdhën e peshkut të familjes Islamaj në Poslisht.
Me mision, përkushtim dhe punë të palodhur, kjo familje ka ndërtuar një veprimtari që jo vetëm siguron të ardhura për ta, por edhe kontribuon në tregun vendor duke ofruar peshk të fresket dhe cilësor.”, ka thënë Gashi.

https://www.facebook.com/reel/1152637559911299

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here