Kandidati për deputet nga PDK, Kujtim Gashi, zhvilloi një takim frymëzues me të rinjtë e Rinisë Demokratike të Kosovës në Prizren.
Diskutimi u fokusua në mobilizimin dhe angazhimin për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar se energjia dhe përkushtimi i të rinjve janë thelbësore për ndryshimin dhe të ardhmen e Kosovës.
Postimi i plotë:
Takim frymëzues me të rinjtë e Rinisë Demokratike të Kosovës, në Prizren
Së bashku diskutuam për mobilizimin dhe angazhimin tonë për fitoren e 9 shkurtit. Energjia dhe përkushtimi i të rinjve janë shtylla kryesore e ndryshimit dhe fitores sonë. Koha është tani – për një Kosovë më Mirë!