Fuqizohet Kamala Harris – kryeson me 2.1 pikë ndaj Donald Trump në nivel kombëtar

0
141

Kamala Harris vazhdon të fitojë forcë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, pasi sondazhet në nivel kombëtar dhe në shtetet e rëndësishme  tregojnë se fushata e saj kryeson ose po kap atë të Donald Trump.

FiveThirty Eight, një faqe kryesore e analizave të sondazheve, e vendos Harris, kandidaten e zgjedhur të partisë Demokratike për president, me 2.1 pikë mbi rivalin e saj republikan në mesataren e tij kombëtare.

Konkretisht ajo ka siguruar 45.5 për qind te mbështetjes së votuesve, ndërsa Trump 43.4 për qind.

Në mesataret për shtetet me rëndësi, Harris kryesoi në Michigan me dy pikë, Pensilvani me 1.1 pikë dhe uisconsin me 1.8 pikë. Trump kryesoi në Arizona me më pak se gjysmë pikë dhe në Georgia me gjysmë pikë.

Në shtetet e fushëbetejës pa sondazhe të mjaftueshme për të llogaritur mesataret, Trump ishte përpara me rreth tre pikë në Karolinën e Veriut dhe kandidatët ishin afërsisht në nivel në Nevada.

Në shtetin e fundit, sondazhet e fundit të CBS dhe Bloomberg i kanë dhënë Harris-it dy pikë epërsi, ndërsa të premten Nevada Independent raportoi një sondazh që tregonte demokratin gjashtë pikë lart.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here