FSHF-ja në bisedime me Evertonin për Armando Brojën

0
31

Federata Shqiptare e Futbollit është në bisedime me Evertonin për situatën e Armando Brojës.

Trajneri Sylvinho e dëshiron në ekip sulmuesin e klubit anglez për dy ndeshjet e muajit mars, ndaj Anglisë dhe Andorrës, shkruan Indeksonline

“Albania Team” raporton se FSHF-ja po bisedon vazhdimisht me Evertonin në lidhje me sulmuesin shqiptar i cili është rikthyer në stërvitje gjatë kësaj jave.

Por te Evertoni frikësohen ta lënë Brojën të shkojë te Shqipëria për këto dy ndeshje. Kjo pasi Broja sapo është rikthyer nga lëndimi.

Kujtojmë që 23-vjeçari gjatë këtij sezoni ka zhvilluar shtatë ndeshje në të gjitha sezonet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here