Fshati me 400 banorë ku s’ka trafik dhe paguhet për të hyrë

0
279

Një fshat shumë i pazakontë anglez mbi një shkëmb ofron një pamje fantastike të Kanalit të Bristolit. Nuk ka pothuajse asnjë zhurmë në Clovelly, fshati që gjendet në jugperëndim të Britanisë. E vetmja gjë që dëgjohet është zhurma e valëve.

Në fakt, nuk ka trafik në këtë fshat autentik, i cili me të drejtë quhet “Amalfi i Britanisë së Madhe”, shkruan DailyMail. Çdo gjë që duhet të transportohet bëhet me ndihmën e gomarëve dhe karrocave.

Clovelly është një fshat për të cilin vizitorët duhet të paguajnë një tarifë hyrjeje. Paratë nga grumbullimi i biletave përdoren më pas për të ruajtur origjinalitetin e fshatit, i karakterizuar nga rrugë me kalldrëm dhe ndërtesa të ruajtura mirë.

Në dekadat e para të shekullit të 18-të, fshati Clovelly i përkiste Matildës së Flanders, Mbretëreshës së Anglisë, e cila e bleu në vitin 1738, sipas “Mybestplace”. Më pas familja Hamlin e bleu nga ajo dhe anëtarët e asaj familje kanë ende një vilë në fshat, të cilën e përdorin aktivisht.

Një pasardhës i asaj familjeje, i quajtur John Rous, është përgjegjës për menaxhimin e Clovellyt. Ai nuk kujdeset vetëm për ruajtjen e origjinalitetit të tij, por edhe për mirëmbajtjen e rregullt./Koha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here