Florian Marku do të rikthehet sonte në ring. Kudnërshtari i tij do të jetë Chris Kongo dhe pritet të jetë tejet interesant ky meç.
Kjo, pasi që duke marrë parasysh se boksierët patën një konfrontim të ashpër në një konferencë shtypi në gusht të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Express.
Boksieri shqiptar në boksin profesionist ka 13 fitore – prej tyre tetë me “nokaut” – dhe një barazim.
Ndërsa, Chris Kongo ka 14 fitore e dy humbje në boksin profesionist.
Ky meç pritet që të fillojë rreth orës 21:30, teksa do të zhvillohet në “O2 Arena” në Londër.
Meçi i takon kategorisë së peshave të lehta dhe do të zgjasë 10 raunde. /Gazeta Express/